Interi me një lojtar më pak fiton ndaj Shakhtar Donetsk

Sport

Interi ka shënuar një fitore të vështirë në shtëpi ndaj Shakhtar Donetsk. Skuadra italiane fitoi me rezultat minimal 1-0, sfidë ku për më shumë se 20 minuta ishin me një lojtar më pak. Interi e nisi shumë më mirë për të pasur raste shënimi falë Marcus Thuram e Hakan Calhanoglu, por dështuan t’i finalizojnë. Shakhtar […]

Madhësia e shkronjave

Interi ka shënuar një fitore të vështirë në shtëpi ndaj Shakhtar Donetsk.

Skuadra italiane fitoi me rezultat minimal 1-0, sfidë ku për më shumë se 20 minuta ishin me një lojtar më pak.

Interi e nisi shumë më mirë për të pasur raste shënimi falë Marcus Thuram e Hakan Calhanoglu, por dështuan t’i finalizojnë.

Shakhtar gjithashtu krijoi disa aksione duke rrezikuar me Bondar dhe Ocheretko, mirëpo të dy nuk ia dolën t’i konkretizojnë.

Situata për vendasit u vështirësua kur Alessandro Bastoni mori kartonin e dytë të verdhë kësisoj u përjashtua nga loja.

Sidoqoftë, me një lojtar më pak – Carlos Augusto shënoi një gol të bukur pas asistimit të Mkhitaryan për ta vulosur fitoren.

Shakhtari krijoi edhe disa tentime duke pasur një lojtar më shumë por që assesi s’e theu portën e “Neurazzurëve”.

Interi me këtë fitore shijon triumfin e parë në Ligën e Kampionëve ndërsa Shakhtari ka katër pikë./Telegrafi/

Komentet