Aktorja Christina Applegate ka zbuluar në podcastin e saj “MeSsy” se mjekët i kanë komunikuar se nuk vuan nga skleroza multiple, ndonëse prej vitesh kishte jetuar me këtë diagnozë.
Lajmi e ka tronditur, pasi simptomat e saj jo vetëm që nuk janë zhdukur, por, sipas saj, janë përkeqësuar.
Gjatë rrëfimit emocional, 54-vjeçarja tregoi se një mjeke i kishte thënë: “Urime, nuk keni sklerozë multiple”.
Megjithatë, ky lajm nuk i solli lehtësim, pasi ajo vazhdon të përballet me vështirësi të mëdha shëndetësore dhe ende nuk e di se çfarë po i shkakton simptomat.
Aktorja shpjegoi se diagnozat e gabuara për këtë sëmundje nuk janë të rralla, pasi nuk ekziston një test i vetëm që e konfirmon atë.
Sipas neurologes dr. Marwa Casey, e cila ishte e ftuar në podcast, gati një në pesë persona të diagnostikuar me sklerozë multiple mund të mos e kenë në të vërtetë këtë sëmundje.
Applegate theksoi se tani mjekët po nisin një hetim të detajuar për të kuptuar se çfarë ka ndodhur që nga viti 2021 dhe cili është shkaku i vërtetë i problemeve të saj shëndetësore.
Ajo foli edhe për pasojat emocionale që ka përjetuar, duke treguar se ka kaluar nëpër një periudhë të rëndë depresioni dhe se problemet shëndetësore i kanë ndikuar edhe karrierën. /Telegrafi/
– YouTube www.youtube.com






