Pedagogët nga universitete të ndryshme të Tiranës janë mbledhur paraditen e së martës në Korpusin Universitar, në shenjë solidariteti me studentët që po protestojnë.
Stafet akademike kanë shprehur mbështetjen e tyre për protestën studentore, duke dalë kundër dhunës së ushtruar nga policia ndaj studentëve gjatë ditëve të fundit.

Pedagogët pritet të nisin marshimin drejt bulevardit “Dëshmorët e Kombit”, në vijim të reagimit të tyre ndaj situatës së krijuar.
Mbështetja e pedagogëve vjen në një kohë kur protestat studentore dhe reagimet ndaj veprimeve të policisë kanë shtuar tensionet në kryeqytetin shqiptar. /Telegrafi/





