Pak para nisjes së protestës së studentëve dhe të rinjve në Tiranë, në ditën e tetë të saj, në ambientet e jashtme të godinës së Kryeministrisë janë vendosur disa karrige të kuqe.
Në mënyrë simbolike, përmes tyre, kryeministri Edi Rama u bën thirrje të rinjve për dialog.

Ai pas vendosjes së mbishkrimeve para mediave ftoi studentët për dialog.
“Kush do dialog pa kushte, kur të dojë, ku të dojë edhe këtu po të dojë unë jam në dispozion bashkë me qeverinë. Të vetmit që nuk janë të mirëpritur janë ata që bëjnë dhunë dhe që nuk distancohen nga dhuna”, ka thënë Rama. /Telegrafi/
– YouTube www.youtube.com





