Gruda i reagon Trendafilovës: Gjykata Speciale duhet ta zbatojë ligjin e ri sapo të hyjë në fuqi

Nacionale

Deputeti i Partisë Demokratike të Kosovës (PDK), Përparim Gruda, ka reaguar ndaj deklaratës së kryetares së Dhomave të Specializuara të Kosovës në Hagë, Ekaterina Trendafilova, lidhur me pavarësinë e gjykatës dhe zbatimin e ligjit. Përmes një postimi, Gruda ka thënë se, ndonëse askush nuk mund t’i diktojë gjykatës se si ta interpretojë ligjin, ajo nuk […]

Madhësia e shkronjave

Deputeti i Partisë Demokratike të Kosovës (PDK), Përparim Gruda, ka reaguar ndaj deklaratës së kryetares së Dhomave të Specializuara të Kosovës në Hagë, Ekaterina Trendafilova, lidhur me pavarësinë e gjykatës dhe zbatimin e ligjit.

Përmes një postimi, Gruda ka thënë se, ndonëse askush nuk mund t’i diktojë gjykatës se si ta interpretojë ligjin, ajo nuk mund të zgjedhë se cilin ligj do ta zbatojë.

Kryetarja e Speciales mbron punën e gjykatës: Nuk veprojmë nën ndikimin politik

Sipas tij, miratimi i ligjeve është kompetencë e Kuvendit të Kosovës, ndërsa gjykatës i takon interpretimi dhe zbatimi i tyre.

“E vërtetë që askush nuk mund t’ia diktojë gjykatës se si ta interpretojë ligjin. Por gjykata nuk mund të zgjedhë cilin ligj do ta zbatojë”, ka shkruar Gruda.

Ai ka theksuar se, sapo ligji i ri për Gjykatën Speciale të hyjë në fuqi, institucioni duhet ta zbatojë atë.

Reagimi i deputetit të PDK-së vjen pas video-mesazhit të Trendafilovës, në të cilin ajo mbrojti pavarësinë e Dhomave të Specializuara dhe theksoi se gjykata e ushtron mandatin e saj pa ndikime apo ndërhyrje politike. /Telegrafi/

Komentet