I dërguari i Trumpit do të takohet me Zelenskyn në Oslo, para bisedimeve të planifikuara me Putinin në Moskë

Bota

I dërguari i posaçëm amerikan, Steve Witkoff, do të zhvillojë bisedime me presidentin ukrainas Volodymyr Zelensky në Oslo, të martën. Takimi organizohet nga Norvegjia dhe Finlanda, si pjesë e përpjekjeve të reja diplomatike për t’i dhënë fund luftës së Rusisë në Ukrainë. Sipas raportimeve në media, pas vizitës në Norvegji, Witkoff pritet të udhëtojë drejt […]

Madhësia e shkronjave

I dërguari i posaçëm amerikan, Steve Witkoff, do të zhvillojë bisedime me presidentin ukrainas Volodymyr Zelensky në Oslo, të martën.

Takimi organizohet nga Norvegjia dhe Finlanda, si pjesë e përpjekjeve të reja diplomatike për t’i dhënë fund luftës së Rusisë në Ukrainë.

Sipas raportimeve në media, pas vizitës në Norvegji, Witkoff pritet të udhëtojë drejt Moskës për bisedime me presidentin rus Vladimir Putin, përcjell Telegrafi.

Në takimin e Oslos marrin pjesë Zelensky, presidenti finlandez Alexander Stubb dhe kryeministri norvegjez Jonas Gahr Støre, së bashku me Witkoff-in, ndërsa dhëndri i Donald Trump-it, Jared Kushner, do të marrë pjesë në distancë.

Në një deklaratë të martën, Støre konfirmoi se Kievi kishte kërkuar posaçërisht pjesëmarrjen e dy të dërguarve amerikanë, duke e cilësuar takimin si një mundësi për t’i vendosur përpjekjet diplomatike për t’i dhënë fund luftës në një bazë më konstruktive.

“Përpjekje diplomatike janë zhvilluar më parë në disa vende; Norvegjia dhe Finlanda janë të kënaqura që mund ta vazhdojnë këtë punë”, tha Støre.

“Qëllimi është që përpjekjet diplomatike të orientohen në një rrugë më konstruktive”.

Në takim pritet të marrin pjesë gjithashtu përfaqësues nga vendet e grupit E4 – Mbretëria e Bashkuar, Franca, Gjermania dhe Polonia – si dhe nga Bashkimi Evropian dhe NATO-ja. /Telegrafi/

Komentet