Japonia ka lëshuar një “anije kozmike” në një udhëtim të llojit të vet drejt Marsit, ku ajo do të përpiqet të ulet në Fobos – njërin nga hënat e këtij planeti – dhe të sjellë një pjesë të tij në Tokë.
Agjencia Japoneze e Eksplorimit të Hapësirës, e cila udhëheq këtë nismë, e lëshoi “anijen kozmike” të martën, para agimit, nga kozmodromi kryesor në ishullin Tanegashima.
Zyrtarët njoftuan suksesin një orë më vonë, kur anija kozmike u shkëput, sipas planit, nga pjesa e sipërme e raketës.
Ekipi i kontrollit të fluturimit shpërtheu në duartrokitje, duke shtrënguar duart dhe përqafuar njëri-tjetrin.
Pesë agjenci hapësinore mbështesin këtë mision pesëvjeçar, i cili do të vendosë në Fobos – hënën më të madhe dhe më të afërt nga dy hënat e vogla të Marsit – një pajisje robotike për mbledhjen e mostrave, si dhe një mjet të vogël lëvizës (rover).
Misioni, që kushton 578 milionë dollarë dhe njihet si MMX (Eksplorimi i Hënave të Marsit), përqendrohet te një “anije kozmike” 5-tonëshe, e cila pritet të arrijë në Mars nga fundi i verës së ardhshme.
A spacecraft has launched from Japan headed for Mars’ moon Phobos, where it will attempt to grab some moondust and bring it back to Earth.Read more: https://t.co/bzXkkUaC38 https://t.co/gZC4wd9VQY
— BBC News (World) (@BBCWorld) October 19, 2026
Ajo do të sinkronizohet me orbitën e ngushtë të Fobos-it, përpara se të lëshojë “Idefix”-in, një mjet lëvizës franko-gjerman.
Jo më i madh se një furrë me mikrovalë, “Idefix” do të zbresë në Fobos, duke u hedhur për disa minuta përpara se të ndalojë, për shkak të gravitetit jashtëzakonisht të dobët të këtij trupi qiellor.
“Ka shumë adrenalinë, shumë entuziazëm dhe shumë habi”, tha astrofizikani i NASA-s, Tom Statler, i cili është i përfshirë në projekt.
Gjatë 50 viteve të fundit, NASA ka ulur nëntë “anije kozmike” në Mars, ndërsa Kina e realizoi një ulje të tillë në vitin 2021.
Japan launched an uncrewed spacecraft toward the Martian moon Phobos on a mission intended to become the first to collect samples from the small rocky body and return them to Earth for analysis https://t.co/LWFO0XWd69 https://t.co/0PoiL5iPs1
— Reuters (@Reuters) October 20, 2026
Megjithatë, askush nuk është përpjekur më parë të shkojë në Fobos apo në hënën tjetër, Deimosin; gjithashtu, askush nuk ka sjellë ndonjëherë mostra nga Marsi, e lëre më nga hënat e tij.
Nëse misioni rezulton i suksesshëm, pluhuri, dheu dhe shkëmbinjtë nga Fobos-i do të mbërrijnë në Tokë në vitin 2031.
Analistët besojnë se Japonia ka një avantazh, pasi ka përfunduar tashmë dy misione për sjelljen e mostrave nga asteroidët.
Fobos-i është një shkëmb me formë të çrregullt, që ngjan me një patate, me një diametër prej rreth 22 kilometrash.
Studimi i tij mund të ndihmojë në shpjegimin e mënyrës se si janë formuar hënat e Marsit – e ndoshta edhe hënat në vende të tjera të hapësirës. /Telegrafi/






