Zoe Cristofoli, partnerja e futbollistit francez Theo Hernandez, ka nxitur reagime të shumta pas disa deklaratave të publikuara në Instagram, ku lavdëroi sistemin ndëshkues të Arabisë Saudite dhe kritikoi dhunën e trazirat në Itali e Francë.
Cristofoli, e cila jeton në Riad me Hernandezin dhe dy fëmijët e tyre që kur futbollisti iu bashkua Al Hilal në korrik të vitit 2025, komentoi një video ku një tregtare përpiqej të mbronte dyqanin e saj nga një sulmues.
Ajo deklaroi se për vjedhjet duhet të ketë dënime të ashpra, duke iu referuar praktikës së prerjes së dorës që parashikohet në sistemin juridik saudit për raste të caktuara vjedhjeje.

Foto: Instagram
Shprehu gjithashtu dëshirën për të qëndruar sa më gjatë në Arabinë Saudite, duke theksuar se është krenare për origjinën italiane, rrënjët dhe vlerat familjare me të cilat është rritur.
Pas kritikave nga ndjekësit, Cristofoli mohoi të jetë raciste dhe tha se dhuna nuk mund të justifikohet, por shtoi se shoqëritë duhet të përpiqen të kuptojnë shkaqet e problemeve dhe jo vetëm pasojat e tyre.
Modelja ka qenë edhe vetë viktimë e dhunës.
Foto: Instagram
Në vitin 2022, ajo u sulmua dhe u grabit në shtëpinë e saj pranë Milanos, ndërsa më vonë tregoi se grabitësit i kishin drejtuar një armë në kokë dhe e kishin kërcënuar edhe për djalin.
Ndërkohë, sistemi ndëshkues i Arabisë Saudite, i bazuar në ligjin islamik, është kritikuar nga organizatat ndërkombëtare për të drejtat e njeriut, përfshirë Amnesty International, të cilat i konsiderojnë dënime të tilla mizore dhe në kundërshtim me standardet ndërkombëtare. /Telegrafi/





