Vdes në moshën 39-vjeçare Lua Blanco, ylli i serialit brazilian “Rebelde”

Magazina

Aktorja dhe këngëtarja braziliane, Lua Blanco, ka ndërruar jetë në moshën 39-vjeçare pas një beteje me kancerin. Lajmin për vdekjen e saj e bëri të ditur në rrjetet sociale vëllai i saj, aktori Daniel Blanco. “Me pikëllim të madh ju njoftojmë për vdekjen e motrës sonë të dashur Lua Maria Blanco. View this post on […]

Madhësia e shkronjave

Aktorja dhe këngëtarja braziliane, Lua Blanco, ka ndërruar jetë në moshën 39-vjeçare pas një beteje me kancerin.

Lajmin për vdekjen e saj e bëri të ditur në rrjetet sociale vëllai i saj, aktori Daniel Blanco.

“Me pikëllim të madh ju njoftojmë për vdekjen e motrës sonë të dashur Lua Maria Blanco.

Ajo kishte luftuar me kancerin gjatë muajve të fundit dhe gjatë asaj periudhe ishte plotësisht e rrethuar nga dashuria e familjes dhe miqve të saj që kishin qenë me të gjithë jetën e saj”, shkroi Daniel.

Ngushëllime shprehën shumë kolegë të saj, ndër ta Sophia Abrahao dhe Arthur Aguiar, me të cilët luajti në serialin “Rebelde”.

Lajmin e bëri të ditur edhe aktorja meksikane Dulce Maria, e cila luajti rolin e Robertës në versionin origjinal të serialit.

E lindur në Sao Paulo, Lua u bë e njohur në të gjithë Brazilin si Roberta Messi në versionin brazilian të telenovelës “Rebelde”, dhe ajo ishte gjithashtu anëtare e grupit muzikor të krijuar nga ai projekt.

Pas serialit “Rebelde”, ajo vazhdoi karrierën e saj në televizion, duke luajtur në serialet “Pecado Mortal” dhe “A Forca do Querer”. /Telegrafi/

Komentet