Rama për LVV-në: Këta nuk janë as parti politike, janë një lloj sekti

Nacionale

Kryetari i Prishtinës, Përparim Rama, ka lëshuar akuza të forta ndaj Lëvizjes Vetëvendosje dhe qeverisë qendrore. Subjektin e drejtuar nga Albin Kurti, ai e ka cilësuar jo si një parti politike, por si një lloj sekti që sipas tij, përdor frikësimin dhe shantazhin për të bllokuar projektet madhore të kryeqytetit. Gjatë një interviste në emisionin […]

Madhësia e shkronjave

Kryetari i Prishtinës, Përparim Rama, ka lëshuar akuza të forta ndaj Lëvizjes Vetëvendosje dhe qeverisë qendrore.

Subjektin e drejtuar nga Albin Kurti, ai e ka cilësuar jo si një parti politike, por si një lloj sekti që sipas tij, përdor frikësimin dhe shantazhin për të bllokuar projektet madhore të kryeqytetit.

Gjatë një interviste në emisionin “DPT te Fidani” në Klan Kosova, i pari i Prishtinës theksoi se përpjekjet e pushtetit qendror janë të fokusuara në sabotimin e punëve në kryeqytet, duke refuzuar çdo bashkëpunim institucional.

Këta nuk janë as parti politike. Unë e kam thënë që tri vite që ky është një lloj sekti. Domethënë njëfarë mendësie e mbrapshtë që vetëm saboton, shantazhon, frikëson, e përdor frikën si një mjet të fortë për me i shti njerëzit me u bërë me ta në bazë të frikës”, ka deklaruar Rama.Rama theksoi se në dy vitet e para të mandatit ka kërkuar vazhdimisht bashkëpunim me qeverinë, duke theksuar se si kryeministri Albin Kurti, ashtu edhe ai vetë, janë të zgjedhur nga populli për t’u shërbyer qytetarëve e jo për të luftuar njëri-tjetrin.

Megjithatë, sipas tij, nga ana tjetër nuk ka pasur asnjëherë vullnet për dialog.

Kryetari i Prishtinës përmendi me emra projektet infrastrukturore që po hasin në bllokada nga niveli qendror.

Komentet