Këngëtarja e njohur Fjolla Morina ka treguar se nuk është vetëm adhuruese e brendeve të njohura të veshjeve, pasi ajo zgjedh të veshë edhe rroba me çmime të përballueshme.
Në një intervistë për “Artistët Shqiptarë”, ajo ka rrëfyer se dikur kishte blerë një fustan vetëm 10 euro, i cili ishte dukur aq i mirë sa të tjerët e kishin ngatërruar me një veshje të markës së njohur Dolce & Gabbana.

“E kom ble një fustan 10 euro mu ka dok si me ble Dolce Gabbana, sa që më kanë thene wow a është i Dolces, por more qysh jo i Dolces shpirt, 10 euro shpirt!”, ka potencuar Fjolla.
Përveç temës së modës, Fjolla Morina ka ndarë në këtë intervistë edhe detaje të tjera nga jeta e saj, përfshirë arsyet e largimit nga BBVK-ja.
Këngëtarja deklaroi se ekzistonin një mori arsyesh që çuan te lënia e garës, ndër to edhe malli për familjen e saj.
Ajo gjithashtu nuk e ka përjashtuar mundësinë që t’i bashkohet sërish këtij formati në të ardhmen, duke lënë të hapur mundësinë e një rikthimi.





