Demokratët Evropianë: Arroganca e qeverisë po rrezikon të ardhmen evropiane të Shqipërisë

Nacionale

Demokratët Evropianë kanë reaguar ndaj deklaratave të kryeministrit shqiptar, Edi Rama, lidhur me protestat e studentëve në Shqipëri, duke thënë se nuk janë protestuesit ata që po e rrezikojnë të ardhmen evropiane të vendit. Përmes një postimi në platformën X, European Democrats kanë kritikuar qeverinë e Ramës, duke e akuzuar për arrogancë dhe represion ndaj […]

Madhësia e shkronjave

Demokratët Evropianë kanë reaguar ndaj deklaratave të kryeministrit shqiptar, Edi Rama, lidhur me protestat e studentëve në Shqipëri, duke thënë se nuk janë protestuesit ata që po e rrezikojnë të ardhmen evropiane të vendit.

Përmes një postimi në platformën X, European Democrats kanë kritikuar qeverinë e Ramës, duke e akuzuar për arrogancë dhe represion ndaj qytetarëve që kërkojnë të dëgjohen.

“Jo, kryeministër Edi Rama. Nuk janë studentët ata që po e vënë në rrezik të ardhmen evropiane të Shqipërisë. Është arroganca dhe represioni i një qeverie që refuzon t’i dëgjojë qytetarët e saj që kërcënojnë të ardhmen evropiane që meriton Shqipëria”, thuhet në reagimin e Demokratëve Evropianë.

European Democrats (Demokratët Evropianë) janë një familje politike evropiane, emri i së cilës përdoret për Partinë Demokratike Evropiane (EDP) — një parti politike transnacionale e qendrës, e themeluar në vitin 2004, me seli në Bruksel./Telegrafi/

Komentet