Kongresisti amerikan shpreh shqetësim për krizën në Shqipëri

Nacionale

Kongresisti amerikan, Joe Wilson, ka shprehur shqetësim për përshkallëzimin e krizës në Shqipëri, duke kërkuar nga qeveria që të përmbahet nga përdorimi i dhunës ndaj protestuesve. Përmes një reagimi në rrjetin social X, Wilson ka thënë se populli shqiptar meriton liri, sundim të ligjit dhe llogaridhënie institucionale. “Po e përcjell me shqetësim të madh krizën […]

Madhësia e shkronjave

Kongresisti amerikan, Joe Wilson, ka shprehur shqetësim për përshkallëzimin e krizës në Shqipëri, duke kërkuar nga qeveria që të përmbahet nga përdorimi i dhunës ndaj protestuesve.

Përmes një reagimi në rrjetin social X, Wilson ka thënë se populli shqiptar meriton liri, sundim të ligjit dhe llogaridhënie institucionale.

“Po e përcjell me shqetësim të madh krizën në përshkallëzim në Shqipëri, anëtare e NATO-s. Populli shqiptar meriton liri, sundim të ligjit dhe llogaridhënie institucionale. Qeveria duhet të përmbahet nga çdo formë e dhunës ndaj protestuesve. Të rinjtë meritojnë të kenë zë në të ardhmen e vendit të tyre”, ka shkruar Wilson.

Komentet