Është përshkallëzuar edhe më tej sulmi i protestuesve ndaj policisë në Bulevardin “Dëshmorët e Kombit”.
Disa nga protestuesit kanë mundur të dërgojnë një makinë private, duke e shtyrë përgjatë bulevardit dhe duke sulmuar policinë.

Më pas protestuesit i kanë vë zjarrin makinës e cila është duke u djegur.
Po ashtu, vijon sulmi me gurë dhe sende të forta në drejtim të policisë, ndërkohë që uniformat blu kundërpërgjigjen me ujë dhe gaz lotsjellës.





