Sveçla për suspendimin e tre policëve: Nuk do të lejojmë që të njolloset Policia e Kosovës

Nacionale

Ministri i Punëve të Brendshme, Xhelal Sveçla, ka përshëndetur angazhimin e Inspektoratit Policor të Kosovës (IPK) dhe Policisë së Kosovës për hetimin dhe suspendimin e tre zyrtarëve policorë, të dyshuar për ngacmim seksual dhe kontrollim të paligjshëm. Përmes një postimi në Facebook, Sveçla ka thënë se nuk do të lejohet që veprimet e individëve ta […]

Madhësia e shkronjave

Ministri i Punëve të Brendshme, Xhelal Sveçla, ka përshëndetur angazhimin e Inspektoratit Policor të Kosovës (IPK) dhe Policisë së Kosovës për hetimin dhe suspendimin e tre zyrtarëve policorë, të dyshuar për ngacmim seksual dhe kontrollim të paligjshëm.

Përmes një postimi në Facebook, Sveçla ka thënë se nuk do të lejohet që veprimet e individëve ta njollosin imazhin e Policisë së Kosovës.

“Nuk do të lejojmë në asnjë mënyrë që asnjë individ të njollosë Policinë e Kosovës dhe pjesëtarët e saj, që me profesionalizëm shërbejnë për sigurinë e qytetarëve dhe të vendit tonë”, ka shkruar ai.

Ministri ka theksuar se misioni i Policisë së Kosovës është shërbimi ndaj qytetarëve dhe se çdo keqpërdorim i pozitës zyrtare duhet të dënohet pa kompromis.

Ai ka shtuar se besimi i qytetarëve në Policinë e Kosovës ndërtohet mbi profesionalizmin, integritetin dhe përgjegjësinë, ndërsa IPK-ja ka rol thelbësor në garantimin e llogaridhënies.

“Inspektorati Policor i Kosovës mbetet mekanizmi thelbësor i llogaridhënies, duke siguruar që çdo shkelje të trajtohet me seriozitet dhe pa asnjë kompromis”, ka deklaruar Sveçla./Telegrafi/

Komentet