Koloneli amerikan merr komandën rajonale në KFOR: Ushtarët tanë të gatshëm të ruajnë sigurinë në Kosovë

Nacionale

Koloneli amerikan Jabari Miller, i cili ka marrë drejtimin e Komandës Rajonale-Lindje të misionit të KFOR-it, tha se ushtarët amerikanë janë të përgatitur të punojnë së bashku me aleatët dhe partnerët e NATO-s për të ruajtur një mjedis të sigurt në Kosovë. “Ushtarët tanë janë në formë të mirë fizike, të motivuar, të disiplinuar, të […]

Madhësia e shkronjave

Koloneli amerikan Jabari Miller, i cili ka marrë drejtimin e Komandës Rajonale-Lindje të misionit të KFOR-it, tha se ushtarët amerikanë janë të përgatitur të punojnë së bashku me aleatët dhe partnerët e NATO-s për të ruajtur një mjedis të sigurt në Kosovë.

“Ushtarët tanë janë në formë të mirë fizike, të motivuar, të disiplinuar, të trajnuar dhe të gatshëm të punojnë së bashku me aleatët dhe partnerët tanë të NATO-s për të ruajtur një mjedis të sigurt dhe të qëndrueshëm në Kosovë”, tha Miller për revistën ushtarake “Stripes”.

Deklarata e tij vjen pas marrjes së komandës së Komandës Rajonale-Lindje të KFOR-it nga ushtarët amerikanë të Regjimentit të Dytë të Kalorësisë dhe njësive mbështetëse të Divizionit të Parë të Këmbësorisë, me seli në Gjermani.

Sipas një njoftimi të Ushtrisë Amerikane për Evropën dhe Afrikën, ndërrimi i komandës u bë të hënën, gjatë një ceremonie në kampin Bondsteel, në Kosovë.

Ushtarët amerikanë në detyrë aktive e morën komandën nga Brigada e 53-të e Këmbësorisë e Gardës Kombëtare të Floridës. Kjo shënon rikthimin e trupave amerikane në detyrë aktive në udhëheqjen e kësaj komande, për herë të parë që nga shtatori i vitit 2014.

Zëdhënësi i komandës, rreshteri i shtabit Hunter Tate, ka thënë se vendimi për ndryshimin e udhëheqjes është marrë për shkak të “disponueshmërisë aktuale të forcave dhe nevojave të misionit”.

Ndryshimi vjen në një kohë kur janë paralajmëruar reduktime të trupave të KFOR-it, në kuadër të përshtatjes së pranisë ushtarake me përmirësimin e situatës së sigurisë në Kosovë.

Komentet