Reperi i njohur Gramos Aliu, i njohur për publikun si Mozzik, është bërë baba i një djali me partneren e tij, Lotina Haziri.
Lajmin e ka bërë të ditur vetë reperi përmes një dedikimi emocionues, ku ka shprehur mirënjohjen ndaj Zotit për këtë dhuratë të veçantë.

Në mesazhin e tij, Mozzik ka treguar se prej kohësh është lutur për të pasur një djalë, duke kujtuar se këtë dëshirë ia ka shprehur Zotit në çdo të premte, ditë e cila në fenë islame njihet si xhuma.
“Nuk më kujtohet në cilën xhuma e kam bërë lutjen që Zoti të më falë një djalë, sepse nuk ka pasur xhuma që nuk e kam kërkuar prej Tij”, ka shkruar reperi.
Ai ka theksuar se sprovat e jetës nuk e kanë lodhur, por e kanë bërë më të fortë, ndërsa sot ndihet i bekuar për ardhjen në jetë të djalit të tyre, të cilit i kanë vënë emrin Oz.
“U bëfsh i hajrit, djali jem Oz! Paç shëndet, jetë të gjatë e Zoti të priftë gjithmonë në të mirë!”, ka shkruar Mozzik në urimin për të birin.
Në fund të dedikimit, reperi ka ndarë edhe fjalët e dashurisë që ai dhe Lotina i kanë kushtuar vogëlushit të tyre: “Të duam shumë, Nana & Baba”. /Telegrafi/





