Antonio Conte rikthehet në Ligën Premier? Tekniku italian ia hap derën gjigantit anglez

Sport

Antonio Conte mund të rikthehet në Ligën Premier, pasi trajneri italian është i hapur për të marrë drejtimin e Manchester Unitedit, nëse merr një ofertë nga gjiganti anglez. Sipas gazetarit italian Daniele Longo, ish-trajneri i Chelseat dhe Tottenhamit do ta shqyrtonte mundësinë për t’u ulur në stolin e “Djajve të Kuq”. Conte është pa klub […]

Madhësia e shkronjave

Antonio Conte mund të rikthehet në Ligën Premier, pasi trajneri italian është i hapur për të marrë drejtimin e Manchester Unitedit, nëse merr një ofertë nga gjiganti anglez.

Sipas gazetarit italian Daniele Longo, ish-trajneri i Chelseat dhe Tottenhamit do ta shqyrtonte mundësinë për t’u ulur në stolin e “Djajve të Kuq”.

Conte është pa klub që nga fundi i sezonit të kaluar, kur u largua nga Napoli. Ai synon rikthimin në futbollin anglez dhe dëshiron të marrë drejtimin e një klubi të madh, i cili kërkon të rikthehet në majat e futbollit.

Në anën tjetër, Manchester Unitedi vazhdon të ketë besim te Michael Carrick, por rezultatet e fundit kanë ngritur shqetësime të mëdha.

Skuadra ka regjistruar vetëm dy fitore këtë sezon dhe nuk ka arritur të fitojë në pesë ndeshjet e fundit.

Kjo situatë mund ta shtyjë klubin anglez të shqyrtojë alternativa për stolin, ndërsa Conte shihet si një emër që mund të sjellë përvojë dhe mentalitet fitues te “Djajtë e Kuq”./Telegrafi/

Komentet