Ylli i Arsenalit e thotë troç: Këtë sezon duam t’i fitojmë të gjithë trofetë

Sport

Mikel Merino ka deklaruar se synimi i Arsenalit këtë sezon është të fitojë çdo trofe të mundshëm, duke besuar se skuadra londineze është e gatshme të luftojë për të katër titujt. Arsenali po kalon një formë të shkëlqyer në sezonin 2026/27, ndërsa të martën mposhti Lille me rezultat 3-0 në Ligën e Kampionëve, për të […]

Madhësia e shkronjave

Mikel Merino ka deklaruar se synimi i Arsenalit këtë sezon është të fitojë çdo trofe të mundshëm, duke besuar se skuadra londineze është e gatshme të luftojë për të katër titujt.

Arsenali po kalon një formë të shkëlqyer në sezonin 2026/27, ndërsa të martën mposhti Lille me rezultat 3-0 në Ligën e Kampionëve, për të regjistruar fitoren e dytë në po aq ndeshje. Jurrien Timber, Eberechi Eze dhe Bukayo Saka shënuan golat në “Emirates Stadium”.

Skuadra e drejtuar nga Mikel Arteta ka fituar 14 ndeshjet e fundit në fazën e grupeve dhe atë të ligës në Ligën e Kampionëve, duke mbajtur nëntë herë portën e paprekur gjatë kësaj serie mbresëlënëse.

Merino, i cili ishte pjesë e skuadrës që sezonin e kaluar fitoi Ligën Premier, por humbi finalet e Ligës së Kampionëve dhe Kupës së Ligës, beson se këtë herë Arsenali mund të arrijë diçka historike.

“Është një seri e jashtëzakonshme. E dimë se po shkruajmë histori në këtë garë. Në të njëjtën kohë, e dimë sa e vështirë është të fitosh ndeshje. Skuadra meriton shumë vlerësim dhe respekt për atë që po bën”.

“Synimi është ta fitojmë Ligën e Kampionëve, Ligën Premier dhe gjithçka tjetër. Këtë dëshiron trajneri, këtë duan tifozët dhe këtë duam edhe ne si lojtarë”.

Arsenali do të përballet me Fleetwood Townin në fazën e 1/8 së finales së Kupës së Ligës, ndërsa rrugëtimi i tij në Kupën FA do të nisë në janar të vitit të ardhshëm.

I pyetur nëse skuadra mund t’i fitojë të katër trofetë këtë sezon, Merino u përgjigj me bindje të plotë.

“Absolutisht. Kjo është mentaliteti dhe synimi ynë. Sezonin e kaluar ishim shumë, shumë afër dhe kjo na dëshmoi se jemi gati. Tani gjithçka varet nga detajet, nga të qenit të përqendruar dhe të gatshëm në momentet e duhura. Ne besojmë se mund t’ia dalim”.

Arsenali nuk ka fituar më shumë se një trofe madhor në të njëjtin sezon që nga edicioni 2001/02, kur triumfoi në Ligën Premier dhe Kupën FA./Telegrafi/

Komentet