Një burrë nga Idaho, SHBA, bashkëpunoi me mbesën e tij 13-vjeçare për të thyer rekordin botëror të Guinnessit për numrin më të madh të aeroplanëve prej letre të kapur me gojë brenda një minute.
David Rush, i cili mban më shumë se 200 rekorde botërore të Guinnessit, tha se kishte menduar ta provonte këtë rekord vite më parë, por kishte hequr dorë pasi zbuloi se goditja në fytyrë nga maja e një aeroplani prej letre ishte e dhimbshme.

Rush vendosi ta provonte sërish rekordin pasi gjeti një lloj aeroplani prej letre me majë të topitur, e cila “vazhdonte të shkaktonte dhimbje”, por ishte thjesht “e dhimbshme” dhe jo “e rrezikshme”.
Gjuetari i rekordeve e angazhoi mbesën e tij, Ali, për t’ia hedhur aeroplanët prej letre drejt fytyrës.
“Ali kishte një përparësi që në hedhjen e parë. Këndi i hedhjes së saj ishte më i lartë dhe hedhjet ishin jashtëzakonisht të qëndrueshme, gjë që nuk është për t’u habitur, pasi ajo është një portiere e nivelit të lartë në futboll. Kaluan një ditë të tërë duke ushtruar, duke bërë qindra hedhje, derisa arritëm një sinkronizim të mjaftueshëm për ta provuar rekordin”, tha Rush. /Telegrafi/
– YouTube www.youtube.com





