Gjykata Kushtetuese tregon nëse ka pranuar kërkesë për kontestimin e Ligjit për Gjykatën Speciale

Nacionale

15 shtatori është afati i fundit për kontestimin në Gjykatën Kushtetuese të plotësim-ndryshimit të Ligjit të Dhomave të Specializuara të Kosovës dhe Zyrës së Prokurorit të Specializuar. Por, nga ky institucione për Radio Dukagjinin konfirmojnë se deri tani nuk është parashtruar ndonjë kërkesë e kësaj natyre. “Deri më tani, në Gjykatën Kushtetuese nuk është parashtruar […]

Madhësia e shkronjave

15 shtatori është afati i fundit për kontestimin në Gjykatën Kushtetuese të plotësim-ndryshimit të Ligjit të Dhomave të Specializuara të Kosovës dhe Zyrës së Prokurorit të Specializuar.

Por, nga ky institucione për Radio Dukagjinin konfirmojnë se deri tani nuk është parashtruar ndonjë kërkesë e kësaj natyre.

“Deri më tani, në Gjykatën Kushtetuese nuk është parashtruar ndonjë kërkesë e kësaj natyre”, thonë nga Gjykata Kushtetuese.

Presidenca ende nuk e ka pranuar Ligjin për Specialen, Kuvendi ka afat deri më 15 tetor

Derisa nga Presidenca e Kosovës sot kanë bërë të ditur se ende nuk e ka pranuar Ligjin për Dhomat e Specializuara, pas pranimit Shiroka-Pula i ka në dispozicion 8 ditë për të ndërmarrë veprime.

Më 6 tetor, Kuvendi i Kosovës me 88 vota për ka votuar plotësim-ndryshimin e ligjit të Dhomave të Specializuara të Kosovës. Ky vendim i legjislativit kosovar ka ngjall reagime të spektrit ndërkombëtarë. /Radio Dukagjini/