Një person u vra gjatë të shtënave me armë zjarri në Rue Wiertz në Ixelles, Bruksel, të hënën në mbrëmje, brenda një kompleksi banesash ngjitur me ndërtesën “Sophie Scholl” të Parlamentit Evropian.
Sipas mediave të huaja, përcjell Telegrafi, viktima u qëllua ndërsa ndodhej në hollin e hyrjes së ndërtesës.
Policia po ruan hyrjen e parkimit nëntokësor të ndërtesës dhe raportohet se po kryhen kontrolle ndaj kujtdo që hyn ose del nga kompleksi.
🚨🇧🇪 MISE À JOUR | Le policier tué cette nuit à Jette s’appelait Nordine. Il avait 41 ans et appartenait à la Brigade anti-agression de la zone Bruxelles-Capitale/Ixelles. 🕯️Comme indiqué plus tôt, il a été mortellement blessé lors d’une intervention liée à un véhicule volé. Selon Sudinfo, Nordine serait père de famille. La police a fait part de sa « profonde tristesse » et adressé ses condoléances à ses proches et à ses collègues.Les circonstances précises restent à établir. Une conférence de presse du parquet de Bruxelles est attendue cet après-midi. 📰Sources : Sudinfo, 7sur7.#Jette #Nordine #Bruxelles #Belgique #Policier #MiseÀJour
— BREF_INFOS (@BREF_ACTUALITES) October 13, 2026
Viktima u qëllua në gjoks dhe më vonë ndërroi jetë, pasi shërbimet e urgjencës nuk arritën ta rikthenin në jetë.
Dëshmitarët pretendojnë se kanë parë tre ose katër të dyshuar duke u larguar nga vendngjarja pas incidentit.
Mediat raportojnë gjithashtu se janë gjetur gjithashtu të paktën shtatë gëzhoja – me të tjera që raportojnë se në ndërtesë duken gjurmë të disa plumbave.
Rrethanat e sakta të incidentit ende nuk dihen. Zyra e prokurorit bëri të ditur se ka shkuar në vendngjarje së bashku me një gjykatës hetues.
Ky lajm vjen ndërsa, po atë mbrëmje, një oficer policie u qëllua dhe u vra në Jette pas një grabitjeje të dhunshme makine.






