Gjini takon senatorët amerikanë:  Integrimi i Kosovës në NATO është garanci për stabilitet

Nacionale

Kryetari i Aleancës, Ardian Gjini, ka zhvilluar një takim në Ambasadën e SHBA-së me senatorët amerikanë Jeanne Shaheen dhe Dick Durbin, në një kohë kur Kosova po kalon nëpër procese sfiduese politike. Përmes një postimi në profilin e tij zyrtar, Gjini ka theksuar se Serbia, me synimet e saj për zgjerim dhe ndryshim të kufijve, […]

Madhësia e shkronjave

Kryetari i Aleancës, Ardian Gjini, ka zhvilluar një takim në Ambasadën e SHBA-së me senatorët amerikanë Jeanne Shaheen dhe Dick Durbin, në një kohë kur Kosova po kalon nëpër procese sfiduese politike.

Përmes një postimi në profilin e tij zyrtar, Gjini ka theksuar se Serbia, me synimet e saj për zgjerim dhe ndryshim të kufijve, përbën burimin kryesor të jostabilitetit në rajon.

Ai ka vlerësuar se integrimi i Kosovës në NATO, me mbështetjen e Shteteve të Bashkuara të Amerikës, është garancia për zhvillim të qëndrueshëm dhe demokraci stabile, jo vetëm për Kosovën.

Gjini ka theksuar gjithashtu se për Aleancën, rreshtimi gjeopolitik me SHBA-të është thelbësor për krijimin e një terreni të sigurt për investime, zhvillimin e qëndrueshëm dhe forcimin e institucioneve të pavarura.

Sipas tij, përparimi dhe stabiliteti afatgjatë i Kosovës kërkojnë bashkëpunim të ngushtë dhe besim të ndërsjellë me Uashingtonin zyrtar.

Në fund të postimit, Gjini ka shkruar: “Kosova është e bekuar me miqtë e saj!”. /Telegrafi/