Shqipëria të martën do të ndikohet nga kushte atmosferike relativisht të paqëndrueshme.
Shërbimi Meteorologjik Ushtarak bën të ditur se moti parashikohet me kryesisht me kthjellime ndërsa e vranësirat prezentë përgjatë relieveve malore të vendit, më të theksuara në jug.
Vranësirat pritet të shoqërohen me reshje shiu me intensitet të ulët dhe shtrëngata te izoluara ne jug-juglindje të vendit.
Era pritet të fryjë me drejtim veri – verilindje me shpejtësi mesatare 8m/s, përgjatë vijës bregdetare dhe zonave luginore era hera-herës pritet të fitojë shpejtësi deri 17m/s, shoqëruar me valëzim në dete të forcës 3-4ballë. /Telegrafi/






