Djali i Gani Gecit: Babai shkoi vullnetarisht në polici për të dhënë deklaratë

Nacionale

Valdrin Geci, djali i Gani Gecit ka reaguar lidhur me raportimet për arrestimin e babait të tij, duke thënë se ai ka shkruar vullnetarisht në Polici për të dhënë deklaratë. Geci thekson se babai i tij, Gani Geci ka thënë se pas telefonatës së policisë, Gani Geci ka shkuar vullnetarisht për të dhënë deklaratë në […]

Madhësia e shkronjave

Valdrin Geci, djali i Gani Gecit ka reaguar lidhur me raportimet për arrestimin e babait të tij, duke thënë se ai ka shkruar vullnetarisht në Polici për të dhënë deklaratë.

Geci thekson se babai i tij, Gani Geci ka thënë se pas telefonatës së policisë, Gani Geci ka shkuar vullnetarisht për të dhënë deklaratë në Policinë e Republikës së Kosovës.

“Unë, Valdrin Geci, deklaroj se kam qenë me babain dhe disa shokë duke pirë kafe në Che Bar. Pas telefonatës së policisë, Gani Geci ka shkuar vullnetarisht për të dhënë deklaratë në Policinë e Republikës së Kosovës.

Pasi të intervistohet, Gani Geci do t’u përgjigjet të gjitha mediave për shpifjet e tyre se kinse është arrestuar”, shkruan ai. /Telegrafi/