Një burrë 31-vjeçar është nxjerrë i gjallë nga një shpellë në ishullin italian të Sardenjës, pasi kishte mbetur i bllokuar rreth 10 metra nën tokë për 26 orë pas një shembjeje shkëmbore.
Në një operacion të gjerë dhe kompleks, ekipet e shpëtimit punuan pa ndërprerje pasi Luca Olmetto mbeti i bllokuar në shpellën Gorroppeddu, në zonën malore të thyer të Urzuleit, në Sardenjën qendrore-lindore, pasditen e së dielës, shkruajnë mediat e huaja, përcjell Telegrafi.
Ai po e eksploronte shpellën së bashku me të dashurën e tij, e cila ndodhej pak metra pas tij dhe shpëtoi për pak nga shembja, e cila bllokoi plotësisht hyrjen e shpellës.
Luca Olmetto è salvo. È stato estratto vivo e riportato in superficie lo speleologo rimasto bloccato in una grotta in provincia di Nuoro per oltre 27 ore a seguito di un crollo.#tg3 https://t.co/ZL0WSybfwb
— Tg3 (@Tg3web) October 12, 2026
Luca Olmetto è stato estratto vivo dai soccorritori il 12 ottobre, 26 ore dopo essere caduto per 10 metri a seguito di un cedimento avvenuto nella grotta di Gorropeddu, a Urzulei, in Ogliastra. Gli specialisti del Corpo nazionale del Soccorso alpino e speleologico e dei vigili del fuoco sono riusciti a scavare nel cunicolo e a raggiungerlo
— Sky tg24 (@SkyTG24) October 12, 2026
Ajo arriti të dilte pa lëndime dhe dha menjëherë alarmin.
Ekipet e shpëtimit arritën te Olmetto – i cili qëndroi i vetëdijshëm dhe në gjendje për të komunikuar gjatë gjithë operacionit – vonë pasditen e së hënës, pasi hoqën manualisht gurët dhe dheun që bllokonin një kalim të ngushtë.
Më pas, ata vijuan me operacionin delikat të largimit të sasive të mëdha të materialeve që mbulonin shpellarin, përpara se ta nxirrnin atë nga aty.
Sipas Rai News, Olmetto u nxor në sipërfaqe pak pas orës 18:00 (me orën lokale) dhe gjendja e tij u stabilizua nga personeli mjekësor, para se të transportohej me helikopter në spital.
– YouTube www.youtube.com
Në operacionin e shpëtimit morën pjesë rreth 48 ekspertë nga Trupat e Shpëtimit Alpin dhe 30 zjarrfikës, si dhe personel i mbrojtjes civile.
Gjithashtu, një helikopter transportoi materialet dhe pajisjet e nevojshme për të siguruar zonën.
Shpella Gorroppeddu është një “zgavër natyrore” kryesisht e paeksploruar. /Telegrafi/






