Kosova me presidente të re, çka tash? Naim Rashiti analizon sfidat dhe mobilizimin për Specialen në “Përballje Podcast”

Nacionale

Zgjedhja e presidentes dhe marrëveshja LVV–PDK hapin një fazë të re për Kosovën, por tejkalimi i bllokadës duhet të pasohet nga veprime konkrete brenda vendit dhe në arenën ndërkombëtare. Kështu vlerëson Naim Rashiti, drejtor i Grupit Ballkanik për Politika, në “Përballje Podcast”, me kryeredaktorin e Telegrafit, Muhamet Hajrullahu. Sipas tij, presidentja e re duhet të […]

Madhësia e shkronjave

Zgjedhja e presidentes dhe marrëveshja LVV–PDK hapin një fazë të re për Kosovën, por tejkalimi i bllokadës duhet të pasohet nga veprime konkrete brenda vendit dhe në arenën ndërkombëtare.

Kështu vlerëson Naim Rashiti, drejtor i Grupit Ballkanik për Politika, në “Përballje Podcast”, me kryeredaktorin e Telegrafit, Muhamet Hajrullahu.

Sipas tij, presidentja e re duhet të përqendrohet në ruajtjen e balancave institucionale, mbrojtjen e rendit kushtetues dhe ndërtimin e dialogut mes partive. Marrëveshjen LVV–PDK ai e sheh si mundësi për zgjerimin e bashkëpunimit edhe për çështje të tjera shtetërore.

– YouTube www.youtube.com

Në planin ndërkombëtar, Rashiti kërkon një agjendë të qartë për anëtarësimin në Këshillin e Evropës dhe marrjen e statusit të vendit kandidat për Bashkimin Evropian, krahas forcimit të diplomacisë dhe angazhimit në dialogun me Serbinë.

Një prioritet tjetër, sipas tij, është mobilizimi institucional lidhur me Dhomat e Specializuara. Rashiti propozon që Qeveria të ndajë 100 milionë euro për ekspertizë ndërkombëtare, konferenca dhe komunikim me qeveritë perëndimore, me qëllim argumentimin e kritikave që ai ngre ndaj funksionimit të gjykatës.

Rashiti: Marrëveshja LVV–PDK hap një fazë të re – por çfarë pritet pas zgjedhjes së presidentes?

Ai vlerëson se ndryshimet ligjore duhet të shoqërohen me një strategji më të gjerë dhe koordinim institucional, duke e cilësuar reagimin e deritanishëm të Kosovës si të vonshëm.

Mesazhi i Rashitit është se funksionalizimi i institucioneve krijon mundësi të reja, por shfrytëzimi i tyre kërkon maturi politike, bashkëpunim dhe veprime të qëndrueshme. /Telegrafi/