Trajneri i Manchester Cityt, Enzo Maresca, ka lavdëruar futbollistët e tij për mënyrën se si e kanë përballuar presionin e krijuar nga akuzat financiare ndaj klubit, pas fitores bindëse 3-0 ndaj Liverpoolit në “Anfield”.
Trajneri italian ka theksuar se skuadra e tij duhet të mësojë të përballet me kritikat nga jashtë, duke i lënë paraqitjet në fushë të flasin vetë.
“Kjo ndeshje nuk ishte e lehtë për lojtarët pas situatës së dy-tre javëve të fundit, por mendoj se ata e përballuan situatën shumë mirë”.
“Duhet të mësojmë se si të përballemi me zhurmën nga jashtë, sepse ajo do të jetë gjithmonë e pranishme. Por, në të njëjtën kohë, duhet të përpiqemi ta bëjmë zhurmën tonë, që do të thotë të fitojmë ndeshje, ashtu siç bëmë sot”.
“Tifozët tanë po këndonin në fund të ndeshjes, kështu që zhurma vinte nga ne dhe jo nga ambienti përreth”.
“Do të ketë zhurmë në të gjitha ndeshjet si mysafirë, prandaj duhet të mësojmë se si të përballemi me të. Dhe duhet ta bëjmë zhurmën tonë”, deklaroi Maresca./Telegrafi/






