Lëvizja Vetëvendosje kritikon kërkesën e prokurorisë për dënime maksimale ndaj ish-krerëve të UÇK-së

Nacionale

<div><div><img width="580" height="350" src="https://orainfo.net/wp-content/uploads/2026/02/820445-levizja-vetevendosje-kritikon-kerkesen-e-prokurorise-per-denime-maksimale-ndaj-ish-kr6989f5940baa0.jpg" class="attachment-large size-large wp-post-image" alt="levizja-vetevendosje-kritikon-kerkesen-e-prokurorise-per-denime-maksimale-ndaj-ish-krereve-te-uck-se" style="margin-bottom: 15px" loading="lazy"></div><p><img width="580" height="350" src="https://orainfo.net/wp-content/uploads/2026/02/820445-levizja-vetevendosje-kritikon-kerkesen-e-prokurorise-per-denime-maksimale-ndaj-ish-kr6989f5940baa0.jpg" class="attachment-post-thumbnail size-post-thumbnail wp-post-image" alt="levizja-vetevendosje-kritikon-kerkesen-e-prokurorise-per-denime-maksimale-ndaj-ish-krereve-te-uck-se" loading="lazy"></p>Lëvizja Vetëvendosje ka reaguar ndaj kërkesës së Prokurorisë Speciale për dënime maksimale ndaj ish-krerëve të Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës, duke e cilësuar këtë si një akt politik dhe jo si kërkim të drejtësisë. Në një reagim publik, Vetëvendosje ka theksuar se Jugosllavia e Serbisë së Sllobodan Millosheviqit ka kryer gjenocid në Kosovë dhe se UÇK-ja</div>

Madhësia e shkronjave

Lëvizja Vetëvendosje ka reaguar ndaj kërkesës së Prokurorisë Speciale për dënime maksimale ndaj ish-krerëve të Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës, duke e cilësuar këtë si një akt politik dhe jo si kërkim të drejtësisë.
Në një reagim publik, Vetëvendosje ka theksuar se Jugosllavia e Serbisë së Sllobodan Millosheviqit ka kryer gjenocid në Kosovë dhe se UÇK-ja ka luftuar kundër planeve dhe veprimeve gjenocidale, duke mbrojtur popullin shqiptar. Sipas kësaj partie, kërkesa për dënime prej 45 vjetësh për secilin nga ish-krerët e UÇK-së paraqet një ndërhyrje politike në interpretimin e historisë dhe përpjekje për ta zhvendosur vëmendjen nga agresori te viktima.
LVV shton se përpjekjet për ta paraqitur UÇK-në si ndërmarrje kriminale synojnë kriminalizimin e luftës çlirimtare dhe depolitizimin e saj, duke e reduktuar në çështje penale individuale. Sipas tyre, krimet kundër njerëzimit kërkojnë aparat shtetëror dhe mekanizma sistematikë dhune, të cilat UÇK-ja nuk i ka pasur asnjëherë.
Partia ka theksuar se drejtësia ndërkombëtare historikisht ka ndëshkuar aparate shtetërore dhe udhëheqje politike e ushtarake që kanë ushtruar dhunë sistematike, duke përmendur raste nga tribunale dhe gjykata ndërkombëtare. Sipas reagimit, barazimi i luftës çlirimtare me krimet e regjimeve gjenocidale përbën shtrembërim të historisë dhe relativizim të agresionit serb.
Vetëvendosje ka kritikuar gjithashtu Gjykatën Speciale, duke thënë se ajo është produkt i presioneve politike dhe interesave gjeopolitike, dhe se drejtësia nuk mund të jetë selektive dhe e njëanshme. Sipas tyre, një drejtësi e tillë nuk shëron plagët, por i thellon ato.
Në fund, Lëvizja Vetëvendosje ka theksuar se çlirimi nuk është krim dhe se historia e Kosovës nuk mund të rishkruhet përmes aktakuzave që, sipas tyre, i shërbejnë narrativës së agresorit, duke shtuar se drejtësia e vërtetë kërkon njohjen e legjitimitetit të luftës për liri dhe identifikimin e pushtetit të dhunës gjenocidale. /Telegrafi/