Protestë para Kuvendit, policia ndryshon planin e masave të sigurisë

Nacionale

Në seancën e sotme plenare pritet të diskutohet projektligji për Reformën Territoriale, i propozuar nga Partia Socialiste, që parashikon reduktimin e numrit të bashkive në vend nga 61 në 46. Seanca pritet të shoqërohet me tensione, pasi opozita, e cila e ka kundërshtuar vazhdimisht hartën e re territoriale, ka paralajmëruar protesta brenda dhe jashtë ambienteve […]

Madhësia e shkronjave

Në seancën e sotme plenare pritet të diskutohet projektligji për Reformën Territoriale, i propozuar nga Partia Socialiste, që parashikon reduktimin e numrit të bashkive në vend nga 61 në 46.

Seanca pritet të shoqërohet me tensione, pasi opozita, e cila e ka kundërshtuar vazhdimisht hartën e re territoriale, ka paralajmëruar protesta brenda dhe jashtë ambienteve të Kuvendit.

Për shkak të protestave të paralajmëruara, Policia e Shtetit ka marrë masa të shtuara sigurie por këtë herë me një strategji tjetër të masave, raporton euronews.al

Mësohet se nuk është bllokuar rruga përpara Parlamentit dhe mbetet e lirë për të kaluar për qytetarët. Forca të shumta të rendit janë vendosur përgjatë zonës nga Xhamia e Namazgjasë, përgjatë Rrugës së Elbasanit, deri te Ministria e Brendshme

Ndërkohë, bashkitë e drejtuara nga opozita i kanë dërguar një letër Komisionit Europian, përmes së cilës kërkojnë që të mos lejohet miratimi i njëanshëm i Reformës Territoriale.