Mbeturinat e Kumanovës do të dërgohen në Drislla

Rajon

Mbeturinat e Kumanovës përkohësisht do të dërgohen në deponinë Drislla në Shkup. Këtë e bëri të ditur kryetari i Komunës së Kumanovës, Maksim Dimitrievski dhe ndërmarrja publike “Pastërtia dhe gjelbërimi”. Dimitrievski falënderoi kryeministrin Hristijan Mickoski kryetarin e Shkupit, Orce Gjorgjievski dhe ekipin menaxherial të deponisë Drislla për mbështetjen e tejkalimit të problemit me transportin e […]

Madhësia e shkronjave

Mbeturinat e Kumanovës përkohësisht do të dërgohen në deponinë Drislla në Shkup.

Këtë e bëri të ditur kryetari i Komunës së Kumanovës, Maksim Dimitrievski dhe ndërmarrja publike “Pastërtia dhe gjelbërimi”.

Dimitrievski falënderoi kryeministrin Hristijan Mickoski kryetarin e Shkupit, Orce Gjorgjievski dhe ekipin menaxherial të deponisë Drislla për mbështetjen e tejkalimit të problemit me transportin e mbeturinave.

“Vazhdojmë intensivisht me sanimin e deponisë Krasta dhe tejkalimin e problemit. Falënderoj ekipin menaxhues të NP “Pastërtia dhe gjelbërimi” – Kumanovë dhe kërkoj falje ndaj bashkëqytetarëve të mi, të cilët për shkak të bllokadës së deponisë sonë po ballafaqohen me problem serioz i cili do të tejkalohet sa më shpejt që është e mundur”, shprehet Dimitrievski./Telegrafi/