Leonora Jakupi ka bërë një dalje të rrallë publike krah partnerit të saj, me të cilin prej vitesh ka zgjedhur ta mbajë larg syrit të publikut.
Këngëtarja u pa në sheshin “Skënderbeu” në Prishtinë, ku po mbahej protesta në mbështetje të ish-krerëve të UÇK-së.

Përkrah saj ishte edhe partneri, të cilin Leonora rrallëherë e ka shfaqur në publik.
Dalja e tyre ka tërhequr vëmendjen pikërisht për faktin se çifti është treguar gjithmonë shumë i rezervuar për jetën private.
Artistja nga Drenica ka treguar së fundmi se lidhja e tyre ka 15 vite dhe se ata jetojnë së bashku.
Megjithatë, partneri i saj nuk ka preferuar të jetë pjesë e vëmendjes mediatike, ndaj paraqitjet e tyre së bashku kanë qenë tejet të rralla.
Këtë herë, ata janë fotografuar krah njëri-tjetrit në mesin e qytetarëve të mbledhur në shesh, duke sjellë një nga momentet e rralla kur këngëtarja është parë publikisht me partnerin e saj. /Telegrafi/





