Kombëtarja e Spanjës mposhti Kroacinë me rezultatin 2-1 në ndeshjen e raundit të katërt të fazës së grupeve të Ligës së Kombeve të UEFA-s në Ligën A.
Ekipi spanjoll ka fituar 11 ndeshje radhazi, pas triumfit të fundit në udhëtim te Kroacia.

Përveç kësaj, seria e Spanjës pa humbje ka arritur në 42 ndeshje, që është një rekord botëror për serinë më të gjatë ndonjëherë.
Spanja i ka fituar të katër ndeshjet, ka grumbulluar 12 pikë dhe ka siguruar të paktën vendin e dytë, gjë që garanton një vend në çerekfinalet e Ligës së Kombeve.
Kundërshtari i Spanjës do të përcaktohet më vonë. Më parë, edhe Portugalia siguroi kualifikimin e hershëm për fazën eliminatore të Ligës së Kombeve, pasi kishte fituar gjithashtu të 4 ndeshjet.
Ndryshe, Spanja është kampionia në fuqi e botës. /Telegrafi/





