E sulmuan për shkak të seksualitetit, reperi në Gjermani thumbon përmes lidhjes lezbike të lideres së AfD-së

Magazina

Një reper gjerman, që në fakt është më prejardhje kurd, e që njihet si reperi i parë kurd me preferenca të seksualitetit të njëjtë gjinor, ka lansuar këngën e re, që nxiti reagime të shumta. Baran Kok, siç quhet ky reper, mori kritika për faktin që është gay, por, ai ia rikujtoi gjermanëve që edhe […]

Madhësia e shkronjave

Një reper gjerman, që në fakt është më prejardhje kurd, e që njihet si reperi i parë kurd me preferenca të seksualitetit të njëjtë gjinor, ka lansuar këngën e re, që nxiti reagime të shumta.

Baran Kok, siç quhet ky reper, mori kritika për faktin që është gay, por, ai ia rikujtoi gjermanëve që edhe në politikë ka persona të LGBTI-së, prandaj, para se të sulmojnë atë, le të shohin veten se kë e kanë votuar.

Prandaj ka ‘sulmuar’ sipas tekstit, lideren e AfD-së, Alice Weidel, dhe partneren e saj Sarah Bossard, shkruan Blick, transmeton Telegrafi.

Ky projekt është titulluar “Boss hart” (shef i fortë) dhe titulli rimon qëllimisht me mbiemrin e Sarah Bossard, partneres së lideres së AfD, Alice Weidel. Marrëdhënia e tyre si lezbike, është pjesë e frazës së këngës.

Pjesa më sulmuese e këngës është një varg i refrenit ku thotë “Do ta q** AfD-në sikur të isha Sarah Bossard”.

Kënga erdhi pasi çifti prej dy vajzave, që jetojnë në Einsiedeln, Kantoni Schwyz, ka bërë vazhdimisht bujë si në Gjermani ashtu edhe në Zvicër, pasi lidhja e tyre nuk përputhet fare me idealin e AfD-së: Partia e saj përhap idenë se një familje duhet të përbëhet nga një burrë dhe një grua.

Me këngët e tij, Kok nuk atakon vetëm udhëheqësen e AfD-së dhe partneren e saj.

Kujtojmë që në këngën e tij “Scheiss auf HipHop” (Dreq HipHop-i), ai gjithashtu e ofendon veteranen gjermane të repit Fler me vargun “Je viktimë sepse u beson autorëve të krimit / Nëse e godas Fler-in, a jam atëherë një person që e rrah gruan?”

Fler më parë kishte pohuar në mënyrë indirekte në një podcast se Kok pati një performancë në «Splash!», festivalin më të madh të hip-hopit në Gjermani, vetëm për shkak të seksualitetit të tij, prandaj, reperi ka vendosur t’i sulmojë ata që e sulmojnë atë!/Telegrafi/