“100 për qind e kryer”, Fabrizio Romano jep lajmin e madh për Real Madridin

Sport

Real Madridi ka arritur marrëveshje totale me Arda Gulerin për vazhdimin e kontratës së tij. Sipas ekspertit italian të transferimeve, Fabrizio Romano, marrëveshja tashmë është praktikisht e mbyllur dhe mbetet vetëm që “Los Blancos” të vendosin se kur do ta bëjnë zyrtarizimin. Kontrata aktuale e Gulerit skadon në vitin 2029, por Real Madridi ka siguruar […]

Madhësia e shkronjave

Real Madridi ka arritur marrëveshje totale me Arda Gulerin për vazhdimin e kontratës së tij.

Sipas ekspertit italian të transferimeve, Fabrizio Romano, marrëveshja tashmë është praktikisht e mbyllur dhe mbetet vetëm që “Los Blancos” të vendosin se kur do ta bëjnë zyrtarizimin.

Kontrata aktuale e Gulerit skadon në vitin 2029, por Real Madridi ka siguruar qëndrimin afatgjatë të talentit turk, duke i ofruar një rritje të konsiderueshme të pagës si shpërblim për paraqitjet e tij të vazhdueshme në nivel të lartë.

21-vjeçari ishte një nga pikat më të ndritshme të Real Madridit sezonin e kaluar dhe ka vazhduar me formën e mirë edhe këtë edicion nën drejtimin e Jose Mourinhos.

Guleri ka regjistruar një gol dhe tri asistime në katër ndeshje këtë sezon, duke konfirmuar rëndësinë e tij në planet e trajnerit portugez.

Me marrëveshjen e re, Reali synon ta blindojë një prej talenteve më të rëndësishëm të skuadrës për vitet e ardhshme./Telegrafi/