Reali është penduar që e ka huazuar Endrickun te Lyoni

Sport

<div><div><img width="640" height="470" src="https://orainfo.net/wp-content/uploads/2026/02/Endrick.jpg" class="attachment-large size-large wp-post-image" alt="" style="margin-bottom: 15px"></div><p><img width="1024" height="752" src="https://orainfo.net/wp-content/uploads/2026/02/Endrick.jpg" class="attachment-post-thumbnail size-post-thumbnail wp-post-image" alt=""></p>Kriza aktuale në repartin ofensivë të Real Madridit ka nxitur reflektime të thella në Valdebebas, sidomos sa i përket vendimit për ta huazuar Endrickun muajin e kaluar. Me Vinicius Jr., Rodrygo dhe Jude Bellingham të padisponueshëm për sfidën ndaj Valencias, Kylian Mbappe mbetet praktikisht opsioni i vetëm sulmues i konfirmuar, një situatë e pazakontë për […]</div>

Madhësia e shkronjave

Kriza aktuale në repartin ofensivë të Real Madridit ka nxitur reflektime të thella në Valdebebas, sidomos sa i përket vendimit për ta huazuar Endrickun muajin e kaluar.
Me Vinicius Jr., Rodrygo dhe Jude Bellingham të padisponueshëm për sfidën ndaj Valencias, Kylian Mbappe mbetet praktikisht opsioni i vetëm sulmues i konfirmuar, një situatë e pazakontë për një klub të këtij niveli.
Sipas Diario AS, brenda drejtuesve madrilenë po rritet ndjesia e keqardhjes për lejimin e talentit brazilian të transferohej te Lyoni në formë huazimi.
Në momentin e marrëveshjes, lëvizja u konsiderua si zgjidhja më e arsyeshme, për shkak të minutave të kufizuara që Endrick po merrte nën drejtimin e Xabi Alonsos.
Bisedimet u përshpejtuan pasi trajneri dha miratimin e tij, por ironikisht, Alonso u shkarkua vetëm pak ditë më vonë.
Që nga transferimi në Ligue 1, 18-vjeçari ka treguar potencialin e tij me pesë gola dhe dy asistime, duke përforcuar perceptimin se mund të kishte kontribuar më shumë edhe në “Santiago Bernabeu”.
Edhe pse Endrick pritet të rikthehet sezonin e ardhshëm, mungesa e tij në pjesën e mbetur të këtij sezoni shihet si një llogaritje e gabuar në planifikimin sportiv të klubit.