Ndeshja Kosovë – Austri ka mbledhur sot (e diel) në stadiumin “Fadil Vokrri” jo vetëm mijëra tifozë, por edhe figura të njohura publike që kanë zgjedhur ta përkrahin nga afër kombëtaren e Kosovës.
Në mesin e tyre është edhe modelja dhe ish-Miss Shqipëria, Adrola Dushi, e cila është e pranishme në tribunat e stadiumit për ta ndjekur nga afër këtë përballje të rëndësishme të “Dardanëve”.

Telegrafi ka siguruar pamje të modeles nga tribunat, ku shfaqet me një paraqitje atraktive.
Dushi është një nga figurat publike që është parë shpesh në stadium për të mbështetur kombëtaren e Kosovës.
Prania e saj në ndeshjet e “Dardanëve” tashmë është bërë një pamje e njohur për tifozët.
Edhe në këtë sfidë, ajo nuk ka munguar, duke iu bashkuar atmosferës së krijuar në Prishtinë për një nga ndeshjet më të rëndësishme të Kosovës në këtë edicion të Ligës së Kombeve.
Kosova kërkon rezultat pozitiv ndaj Austrisë për të mbetur në garë për kreun e grupit, teksa mbështetja nga tribunat e “Fadil Vokrrit” është një tjetër element i rëndësishëm i kësaj mbrëmjeje sportive. /Telegrafi/





