Zhduket një aeroplan gjatë fluturimit nga Bermuda për në SHBA, nisin kërkimet

Bota

Një aeroplan mjekësor me gjashtë persona në bord është zhdukur pranë Nantucket, teksa udhëtonte nga Bermuda drejt Bostonit në orët e para të së shtunës, njoftuan Roja Bregdetare e SHBA-së dhe Administrata Federale e Aviacionit (FAA). FAA humbi kontaktin me aeroplanin dhe lëshoi një njoftim për kërkim dhe shpëtim për avionin e tipit Gulfstream G-100. […]

Madhësia e shkronjave

Një aeroplan mjekësor me gjashtë persona në bord është zhdukur pranë Nantucket, teksa udhëtonte nga Bermuda drejt Bostonit në orët e para të së shtunës, njoftuan Roja Bregdetare e SHBA-së dhe Administrata Federale e Aviacionit (FAA).

FAA humbi kontaktin me aeroplanin dhe lëshoi një njoftim për kërkim dhe shpëtim për avionin e tipit Gulfstream G-100.

Operacioni i kërkim-shpëtimit po zhvillohet në ujërat pranë Nantucket, sipas distriktit verilindor të Rojës Bregdetare amerikane.

Në operacion janë angazhuar mjete ajrore dhe anije.

Sipas numrit të regjistrimit të dhënë nga Roja Bregdetare, aeroplani i përket kompanisë Latitude Air Ambulance.

Aeroplani u nis rreth orës 23:40 të së premtes, sipas të dhënave të FlightAware.

Kontakti me të u humb pas rreth 1 ore e 45 minutash fluturim.

Ai pritej të ulej në aeroportin ndërkombëtar Logan të Bostonit. /Telegrafi/