Finlandë 1-1 Shqipëri: Kuqezinjtë me 10 lojtarë mbyllin baras pjesën e parë

Sport

Kombëtarja e Shqipërisë e ka mbyllur baras 1-1 pjesën e parë në udhëtim te Finlanda në kuadër të Ligës së Kombeve. Djelmoshat e Ronaldo Maran e kanë nisur për mrekulli ndeshjen në udhëtim te Finlanda duke shënuar pas vetëm katër minutave lojë. Ishte sulmuesi Rey Manaj, i cili shënoi një gol të bukur me kokë […]

Madhësia e shkronjave

Kombëtarja e Shqipërisë e ka mbyllur baras 1-1 pjesën e parë në udhëtim te Finlanda në kuadër të Ligës së Kombeve.

Djelmoshat e Ronaldo Maran e kanë nisur për mrekulli ndeshjen në udhëtim te Finlanda duke shënuar pas vetëm katër minutave lojë.

Ishte sulmuesi Rey Manaj, i cili shënoi një gol të bukur me kokë pas harkimit të Kristjan Asllanit nga këndorja.

Megjithatë, vazhdimi i takimit nuk ishte më i miri për kuqezinjtë pasi në minutën e 22-të mbeten pa portierin Etrit Berisha, i cili u ndëshkua me të kuq pas një ndërhyrje jashtë zonës.

Pikërisht ky faul afër zonës bëri që vendasit finlandez të barazojnë rezultatin në 1-1 me anë të Leo Walta, i cili me në goditje të fortë mposhti portierin Alen Sherri, i cili u inkuadrua në vend të Arbër Hoxhës.

Në vazhdim të ndeshjes, Shqipëria luajti e barabartë, por pa arritur t’i ndryshojnë shifrat dhe skuadrat shkuan në pushim me barazim 1-1. /Telegrafi/