Shqipëria në epërsi të hershme ndaj Finlandës me golin e Manajt

Sport

Kombëtarja e Shqipërisë ka kaluar në epërsi ndaj Finlandës në ndeshjen e Ligës së Kombeve. Kuqezinjtë kanë gjetur shpejt golin në ndeshjen që po zhvillohet në Helsinki Olympic Stadium. Është qendërsulmuesi Rey Manaj, i cili ka shënuar me kokë për epërsinë e Shqipërisë 0-1. Goli i Manajt erdhi në minutën e katërt pas harkimit të […]

Madhësia e shkronjave

Kombëtarja e Shqipërisë ka kaluar në epërsi ndaj Finlandës në ndeshjen e Ligës së Kombeve.

Kuqezinjtë kanë gjetur shpejt golin në ndeshjen që po zhvillohet në Helsinki Olympic Stadium.

Është qendërsulmuesi Rey Manaj, i cili ka shënuar me kokë për epërsinë e Shqipërisë 0-1.

Goli i Manajt erdhi në minutën e katërt pas harkimit të saktë të Kristjan Asllanit nga këndorja.

Vlen të theksohet se Shqipëria ka fituar dy ndeshjet e para të grupit, duke mposhtur Bjellorusinë dhe San Marinon. /Telegrafi/