Gjykata ua cakton masën paraqitje në stacion policor 22 personave të dyshuar për falsifikim të rezultatit zgjedhor

Nacionale

<div><div><img width="638" height="350" src="https://orainfo.net/wp-content/uploads/2026/02/819951-gjykata-ua-cakton-masen-paraqitje-ne-stacion-policor-22-personave-te-dyshuar-per-fals6987285916bce.jpg" class="attachment-large size-large wp-post-image" alt="gjykata-ua-cakton-masen-paraqitje-ne-stacion-policor-22-personave-te-dyshuar-per-falsifikim-te-rezultatit-zgjedhor" style="margin-bottom: 15px" loading="lazy"></div><p><img width="638" height="350" src="https://orainfo.net/wp-content/uploads/2026/02/819951-gjykata-ua-cakton-masen-paraqitje-ne-stacion-policor-22-personave-te-dyshuar-per-fals6987285916bce.jpg" class="attachment-post-thumbnail size-post-thumbnail wp-post-image" alt="gjykata-ua-cakton-masen-paraqitje-ne-stacion-policor-22-personave-te-dyshuar-per-falsifikim-te-rezultatit-zgjedhor" loading="lazy"></p>Gjykata Themelore në Gjakovë ua ka caktuar masën e sigurisë 22 të dyshuarve për falsifikim të rezultateve të votimit nga zgjedhjet e 28 dhjetorit. Atyre u është caktuar masa e paraqitjes në stacion policor. Gjykata ka mbajtur tri seanca të ndara dëgjimore mbrëmjen e së premtes dhe aty ka refuzuar kërkesat e Prokurorisë Themelore për</div>

Madhësia e shkronjave

Gjykata Themelore në Gjakovë ua ka caktuar masën e sigurisë 22 të dyshuarve për falsifikim të rezultateve të votimit nga zgjedhjet e 28 dhjetorit. Atyre u është caktuar masa e paraqitjes në stacion policor.
Gjykata ka mbajtur tri seanca të ndara dëgjimore mbrëmjen e së premtes dhe aty ka refuzuar kërkesat e Prokurorisë Themelore për caktim të paraburgimit.
Në kërkesën e Prokurorisë thuhej se 22 të dyshuarit në cilësinë e kryesuesve të komisioneve për numërimin e votave, me autorizime të marra nga KQZ, në Qendrën Komunale të Numërimit në Gjakovë, e vendosur në palestrën e sporteve “Shani Nushi”, me veprime të kundërligjshme kanë ndërhyrë në procesin e votimit, duke falsifikuar rezultatet e tij, me ç’rast kanë cenuar integritetin e procesit zgjedhor dhe vullnetin e lirë të votuesve.
votuesve.

“Gjyqtari i procedurës paraprake, Drilon Haraçia, ka vlerësuar se nuk janë përmbushur kushtet ligjore për caktimin e masës së paraburgimit ndaj të pandehurve dhe ndaj tyre ka caktuar masën e paraqitjes në stacion policor”, thuhet në njoftimin e gjykatës.
Me këtë vendim, të pandehurit do të paraqiten në stacion policor për një periudhë prej një muaji, periudhë kjo që do të llogaritet nga data 6 shkurt 2026 deri më 5 mars 2026