Kuvendi i Komunës së Vitisë ka miratuar buxhetin komunal për periudhën 2027–2029, me një vlerë totale prej 18 milionë e 388 mijë e 643 euro për vitin 2027.
Vendimi është marrë në mbledhjen e mbajtur më 25 shtator 2026, ndërsa buxheti është hartuar në bazë të Qarkores Buxhetore 2027/02 të Ministrisë së Financave, Punës dhe Transfereve.
Sipas dokumentit të miratuar, buxheti i Komunës së Vitisë parashihet të jetë 18 milionë e 319 mijë e 667 euro në vitin 2028, ndërsa në vitin 2029 arrin në 19 milionë e 292 mijë e 38 euro.
Për vitin 2027, pjesa më e madhe e të hyrave vjen nga Granti Qeveritar, në vlerë prej 17 milionë e 54 mijë e 305 euro, ndërsa të hyrat vetanake komunale janë planifikuar në 1 milion e 334 mijë e 338 euro.
Për vitin 2028, nga Granti Qeveritar janë paraparë 16 milionë e 947 mijë e 181 euro, ndërsa të hyrat vetanake komunale kapin shumën prej 1 milion e 372 mijë e 486 euro.
Në vitin 2029, Komuna e Vitisë planifikon të sigurojë 17 milionë e 899 mijë e 891 euro nga Granti Qeveritar dhe 1 milion e 432 mijë e 146 euro nga të hyrat vetanake komunale.
Sipas projektbuxhetit, për vitin 2027 mjetet janë ndarë në disa kategori kryesore ekonomike.
Pagat dhe mëditjet përbëjnë zërin më të madh të buxhetit, me 11 milionë e 480 mijë e 849 euro.
Për mallra dhe shërbime janë planifikuar 3 milionë e 13 mijë e 919 euro, ndërsa për shpenzime komunale janë ndarë 290 mijë euro.
Në kategorinë e subvencioneve dhe transfereve janë paraparë 720 mijë euro, ndërsa për shpenzime kapitale janë planifikuar 2 milionë e 883 mijë e 875 euro.
Në total, këto kategori përbëjnë buxhetin prej 18 milionë e 388 mijë e 643 euro për vitin 2027.
Vendimi i Kuvendit të Komunës përcakton se pjesë përbërëse e tij është edhe Projektbuxheti i Komunës së Vitisë për periudhën 2027–2029, i hartuar nga Drejtoria për Financa, Ekonomi dhe Zhvillim. /Telegrafi/






