Raportimet e mediave franceze kanë zbuluar pagën që Zinedine Zidane përfiton që nga marrja e drejtimit të Kombëtares së Francës.
Kontrata e tij përmban një detaj të veçantë, që lidhet me mënyrën e llogaritjes së të ardhurave dhe bonuset e lidhura me turnetë e mëdha.
Foot Mercato, duke iu referuar gazetës L’Equipe, ka raportuar se Zidane përfiton 300 mijë euro në muaj para tatimeve, shifër kjo pothuajse e njëjtë me pagën që merrte Didier Deschamps, pavarësisht shifrave më të larta që ishin raportuar më herët për trajnerin francez.
Ajo që e dallon kontratën e Zidane është vendimi i tij për të hequr dorë nga bonuset për të drejtat e imazhit që paraardhësi i tij i përfitonte pas ndeshjeve të kombëtares.
Kjo i mundëson atij të shmangë disa kufizime që lidhen me partnerët komercialë të Kombëtares së Francës, pavarësisht se Zidane ka marrëveshje të veta reklamuese me disa marka, ndër të cilat edhe Adidas.
Në këmbim, Federata Franceze e Futbollit ka përfshirë në kontratën e tij një sistem bonusesh më të mëdha gjatë turneve kryesore, veçanërisht në Kupën e Botës dhe Kampionatin Evropian.
Kështu, pjesa më e madhe e rritjes së mundshme të të ardhurave të Zidane varet nga rezultatet që Franca arrin në këto gara.
Kontrata e Zidane, pra, bazohet në një pagë fikse mujore, ndërsa të ardhurat e tij mund të rriten ndjeshëm nëse Franca arrin rezultate të mira në skenat më të mëdha të futbollit./Telegrafi/






