Burri që kaloi dekada në “korridorin e të dënuarve me vdekje” në Utah lirohet pas provave të ADN-së

Bota

Një 71-vjeçar, Douglas Stewart Carter, është liruar nga burgu pas dekadash të kaluara “në radhë për vdekje” në Utah, SHBA. Siç vënë në pah mediat e huaja, përcjell Telegrafi, Carter ishte dënuar për vrasjen e Eva Olesen në vitin 1985, por gjithmonë ka deklaruar se është i pafajshëm. Dhe së fundmi, Gjykata e Lartë e […]

Madhësia e shkronjave

Një 71-vjeçar, Douglas Stewart Carter, është liruar nga burgu pas dekadash të kaluara “në radhë për vdekje” në Utah, SHBA.

Siç vënë në pah mediat e huaja, përcjell Telegrafi, Carter ishte dënuar për vrasjen e Eva Olesen në vitin 1985, por gjithmonë ka deklaruar se është i pafajshëm.

Dhe së fundmi, Gjykata e Lartë e Utah urdhëroi një gjyq të ri, duke përmendur edhe keqpërdorime nga hetuesit gjatë procesit fillestar.

Siç theksohet më tej, kjo pasi që analizat e reja të ADN-së nuk e lidhin Carterin me gjakun e gjetur në dorezën e një dere dhe as me materialin gjenetik të marrë nga thika e përdorur në krim.

Dy dëshmitarë që kishin deklaruar se Carter ishte mburrur për vrasjen më vonë i tërhoqën dëshmitë e tyre.

Carter ka thënë se rrëfimi i tij i nënshkruar ishte dhënë nën presion dhe kërcënime nga policia.

Prokuroria ka hequr dorë nga kërkesa për dënim me vdekje dhe po rishqyrton provat e mbetura në këtë çështje.

Ndërkohë, Carter do të qëndrojë i lirë me kusht, do të mbajë monitorim GPS dhe do të presë zhvillimet për gjyqin e ri. /Telegrafi/