Shumë njerëz kanë vështirësi për të fjetur në mbrëmje dhe e kanë të vështirë të zgjohen në mëngjes.
Sipas psikologes Becky Spelman, problemi shpesh nuk lidhet me dyshekun, por me gjendjen e organizmit para gjumit.
Stresi dhe mendimet e shumta janë ndër faktorët kryesorë që pengojnë gjumin.

Edhe çrregullimet e gjumit, si pagjumësia, mund të ndikojnë në cilësinë e pushimit.
Në këtë proces rol të rëndësishëm luan ritmi cirkadian, i cili rregullon ciklin e gjumit dhe zgjimit.Për një gjumë më të mirë, rekomandohet që dhoma e gjumit të jetë e errët, e qetë dhe pak e freskët.
Gjithashtu, është mirë të kufizohet përdorimi i telefonit para gjumit dhe të zëvendësohet me aktivitete qetësuese, si leximi, një banjë e ngrohtë apo ushtrimet e relaksimit.
Për t’u zgjuar më lehtë, ekspertja këshillon një rutinë të rregullt gjumi, duke fjetur dhe duke u zgjuar në të njëjtën kohë çdo ditë, edhe gjatë fundjavave.
Po ashtu, këshillohet të mos shtyhet vazhdimisht alarmi.
Pas zgjimit, ekspozimi ndaj dritës natyrale dhe aktiviteti i lehtë fizik mund të ndihmojnë trupin të bëhet më aktiv.
Nëse problemet me gjumin vazhdojnë për një kohë të gjatë ose ndiheni të lodhur edhe pas gjumit, rekomandohet të konsultoheni me një mjek. /Telegrafi/





