1 muaj paraburgim për djalin që dyshohet se goditi me sëpatë babanë në Deçan

Nacionale

<div><div><img width="622" height="350" src="https://orainfo.net/wp-content/uploads/2026/02/819833-1-muaj-paraburgim-per-djalin-qe-dyshohet-se-goditi-me-sepate-babane-ne-decan.jpg" class="attachment-large size-large wp-post-image" alt="1-muaj-paraburgim-per-djalin-qe-dyshohet-se-goditi-me-sepate-babane-ne-decan" style="margin-bottom: 15px" loading="lazy"></div><p><img width="622" height="350" src="https://orainfo.net/wp-content/uploads/2026/02/819833-1-muaj-paraburgim-per-djalin-qe-dyshohet-se-goditi-me-sepate-babane-ne-decan.jpg" class="attachment-post-thumbnail size-post-thumbnail wp-post-image" alt="1-muaj-paraburgim-per-djalin-qe-dyshohet-se-goditi-me-sepate-babane-ne-decan" loading="lazy"></p>Departamenti për Krime të Rënda, me gjyqtarin e procedurës paraprake Musë Povataj, ka caktuar masën e paraburgimit në kohëzgjatje prej tridhjetë ditësh ndaj të pandehurit K.M., i cili dyshohet se ka goditur me sëpatë babanë e tij në Isniq të Deçanit. “Masa e paraburgimit është caktuar për shkak të dyshimit të bazuar se i pandehuri</div>

Madhësia e shkronjave

Departamenti për Krime të Rënda, me gjyqtarin e procedurës paraprake Musë Povataj, ka caktuar masën e paraburgimit në kohëzgjatje prej tridhjetë ditësh ndaj të pandehurit K.M., i cili dyshohet se ka goditur me sëpatë babanë e tij në Isniq të Deçanit.
“Masa e paraburgimit është caktuar për shkak të dyshimit të bazuar se i pandehuri K.M. ka kryer veprën penale “Vrasje e rëndë e mbetur në tentativë”, nga neni 173 paragrafi 1 nënparagrafi 1.3 lidhur me nenin 28 të Kodit Penal të Republikës së Kosovës, ndërsa paraburgimi është caktuar mbi bazën e kushteve ligjore të parapara me Kodin e Procedurës Penale të Republikës së Kosovës”, thuhet në njoftim.
Paraburgimi i është caktuar nga data 06.02.2026, ora 04:00 dhe do të zgjasë deri më 06.03.2026.
Bëhet e ditur se masa e paraburgimit do të mbahet fillimisht në Repartin e Psikiatrisë në Pejë, për aq kohë sa vlerësohet i nevojshëm trajtimi shëndetësor, ndërsa pas përfundimit të tij i pandehuri do të dërgohet në Qendrën e Paraburgimit.