Shqiptarë të mbledhur në Sandnes–Stavanger të Norvegjisë kanë protestuar kundër aktgjykimit dënues ndaj ish-krerëve të Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës, Hashim Thaçi, Kadri Veseli, Jakup Krasniqi dhe Rexhep Selimi.
Protesta është zhvilluar nën sloganin “Jo në emrin tim”, përmes të cilit pjesëmarrësit kanë shprehur kundërshtimin e tyre ndaj vendimit të Gjykatës Speciale.

Në protestë është bashkuar edhe Musa Ramaj, profesor i muzikës shqiptare në Norvegji.
Aktiviteti është organizuar nga Art Shabanaj dhe Dardan Ramaj, ndërsa pjesëmarrësit kanë shprehur mbështetje për ish-krerët e UÇK-së dhe kundërshtimin e tyre ndaj aktgjykimit.
Protesta është mbajtur në Sandnes–Stavanger, ku komuniteti shqiptar në Norvegji është mbledhur për të përcjellë mesazhin e tij përmes sloganit “Jo në emrin tim”. /Telegrafi/





