Florence Pugh flet për tensionet me Olivia Wilde gjatë xhirimeve të Don’t Worry Darling

Magazina

Florence Pugh ka folur për tensionet e përfolura me Olivia Wilde gjatë xhirimeve të filmit Don’t Worry Darling, duke thënë se nuk e konsideron të rëndësishme të flasë më gjatë për atë periudhë. Aktorja 30-vjeçare iu referua vështirësive që kishte përjetuar gjatë realizimit të filmit, por shmangu komentet e drejtpërdrejta për Wilde. Kur u pyet […]

Madhësia e shkronjave

Florence Pugh ka folur për tensionet e përfolura me Olivia Wilde gjatë xhirimeve të filmit Don’t Worry Darling, duke thënë se nuk e konsideron të rëndësishme të flasë më gjatë për atë periudhë.

Aktorja 30-vjeçare iu referua vështirësive që kishte përjetuar gjatë realizimit të filmit, por shmangu komentet e drejtpërdrejta për Wilde.

Kur u pyet nëse kishte parë filmin e ri të regjisores, The Invite, Pugh tha se nuk e kishte parë, por kishte dëgjuar vlerësime të mira për të dhe për kasti, shkruan DailyMail.

Më tej, Pugh foli për mënyrën se si e koncepton një ambient pune dhe la të kuptohet se nuk do të dëshironte që një shesh xhirimi nën drejtimin e saj të ishte kaotik.

Ajo theksoi se për të është e rëndësishme që njerëzit të shkojnë në punë, të bëjnë detyrën e tyre dhe të shijojnë mundësinë për të qenë pjesë e një produksioni.

Deklaratat vijnë pas vitesh spekulimesh për marrëdhënien mes Pugh dhe Wilde gjatë xhirimeve të Don’t Worry Darling.

Thashethemet u shtuan gjatë promovimit të filmit në vitin 2022, ndërsa në qendër të tyre u përfshi edhe marrëdhënia e Wilde me Harry Styles, i cili luante përkrah Pugh në film.

Wilde i ka mohuar më parë pretendimet për një përplasje të ashpër me Pugh në sheshxhirim, duke e përshkruar aktoren si jashtëzakonisht të talentuar dhe duke thënë se kishte punuar shumë mirë me të.

Edhe pse Pugh nuk ka dhënë një version të detajuar të asaj që ndodhi, komentet e saj të fundit kanë rikthyer vëmendjen te një prej polemikave më të diskutuara rreth filmit. /Telegrafi/