Gazmend Syla: Të arrestuarit në Serbi, i është gjetur në xhep kartela e anëtarësisë së veteranit të UÇK-së

Nacionale

<div><div><img width="622" height="350" src="https://orainfo.net/wp-content/uploads/2026/02/819626-gazmend-syla-te-arrestuarit-ne-serbi-i-eshte-gjetur-ne-xhep-kartela-e-anetaresise-se-698511f596e16.jpg" class="attachment-large size-large wp-post-image" alt="gazmend-syla:-te-arrestuarit-ne-serbi,-i-eshte-gjetur-ne-xhep-kartela-e-anetaresise-se-veteranit-te-uck-se" style="margin-bottom: 15px" loading="lazy"></div><p><img width="622" height="350" src="https://orainfo.net/wp-content/uploads/2026/02/819626-gazmend-syla-te-arrestuarit-ne-serbi-i-eshte-gjetur-ne-xhep-kartela-e-anetaresise-se-698511f596e16.jpg" class="attachment-post-thumbnail size-post-thumbnail wp-post-image" alt="gazmend-syla:-te-arrestuarit-ne-serbi,-i-eshte-gjetur-ne-xhep-kartela-e-anetaresise-se-veteranit-te-uck-se" loading="lazy"></p>Një ish-pjesëtar i Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës, shtetas i Kosovës, është arrestuar nga autoritetet në Serbi paraditen e 5 shkurtit, thanë nga Organizata e Veteranëve të Luftës së Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës   dhe avokati Arianti Koci. Nënkryetari i OVL të UÇK-së, Gazmend Syla tha   se Lozhani u arrestua në kufirin mes Serbisë dhe Kroacisë dhe</div>

Madhësia e shkronjave

Një ish-pjesëtar i Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës, shtetas i Kosovës, është arrestuar nga autoritetet në Serbi paraditen e 5 shkurtit, thanë nga Organizata e Veteranëve të Luftës së Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës   dhe avokati Arianti Koci.
Nënkryetari i OVL të UÇK-së, Gazmend Syla tha   se Lozhani u arrestua në kufirin mes Serbisë dhe Kroacisë dhe gjatë kontrollit i është gjetur në xhep kartela e anëtarësisë së veteranit të UÇK-së.
Syla shtoi se ai ka marrë pjesë në disa stërvitje në Shqipëri dhe nuk ka informacione të ketë qenë në vijat e frontit në Kosovë.  Ndërkaq, Koci tha se arrestimi ndodhi rreth orës 11:00 të 5 shkurtit. Sipas tij, ky rast nuk është i izoluar, pasi arrestime të shtetasve të Kosovës që kalojnë nëpër Serbi po përsëriten.
Koci kërkoi nga autoritetet e Kosovës që të reagojnë për këto arrestime, pa përjashtuar edhe masa politike, “përfshirë edhe mbylljen 24-orëshe të kufirit, nëse arrestimet vazhdojnë”.
“Nga ana ime në cilësinë e avokatit, po bëhet maksimumi i mundshëm. Megjithatë, mbrojtja efektive e qytetarëve të Kosovës nuk mund të mbetet vetëm në nivel individual. Kjo është përgjegjësi e shtetit, brenda dhe jashtë kufijve të tij”, shkroi ai.
Nga Ministria e Punëve të Jashtme dhe Diasporës ende nuk kanë reaguar për këtë rast. Ende nuk dihet se nën çfarë pretendimesh është arrestuar Lozhani./Radio Evropa e Lirë/