Shpërthimi i fuqishëm në Athinë, tre shqiptarë të zhdukur nën rrënoja

Nacionale

Tre shtetas shqiptarë rezultojnë të zhdukur pas shpërthimit të fuqishëm që shembi një ndërtesë në rrugën “Lysikratous”, në zonën e Plakës në Athinë. Shpërthimi ndodhi mëngjesin e së premtes dhe shkaktoi shembjen e një pjese të ndërtesës. Deri tani, ekipet e kërkim-shpëtimit kanë nxjerrë dy trupa nga rrënojat, raportojnë mediat greke shkruan A2CNN. Një prej […]

Madhësia e shkronjave

Tre shtetas shqiptarë rezultojnë të zhdukur pas shpërthimit të fuqishëm që shembi një ndërtesë në rrugën “Lysikratous”, në zonën e Plakës në Athinë.

Shpërthimi ndodhi mëngjesin e së premtes dhe shkaktoi shembjen e një pjese të ndërtesës. Deri tani, ekipet e kërkim-shpëtimit kanë nxjerrë dy trupa nga rrënojat, raportojnë mediat greke shkruan A2CNN.

Një prej viktimave ishte një grua, ndërsa trupi i dytë, sipas autoriteteve greke, i përket një 77-vjeçari me shtetësi britanike.

Operacioni i kërkim-shpëtimit vijon. Në vendngjarje ndodhen rreth 30 zjarrfikës, gjashtë automjete, ekipe të specializuara të EMAK-ut dhe qen kërkim-shpëtimi.